• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Rreth shkollës

Në shkollën e mesme profesionale të qytetit të Shkupit “Braka Miladinovci” mësimin e ndjekin 465 nxënës (281 nxënës maqedonas dhe 184 nxënës shqiptar).

Shkolla është multietnike andaj mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Profilet arsimore në shkollën e mesme profesionale të qytetit të Shkupit “Braka Miladinovci” janë të ndara në profile të arsimit të përgjithshëm dhe arsimit profesional. Arsimi i përgjithshëm përfaqësohet nga arsimi i gjimnazit, ndërsa arsimi profesional përfaqësohet përmes departamenteve arsimore: profesioni veterinar dhe profesion bujqësor: teknik për prodhim në ferma, teknik për hortikulturë dhe teknik për prodhimin e verës.

Stafi i shkollës ka përvojë në organizimin e aktiviteteve jashtëshkollore në sekcione të ndryshme: sekcioni biologjik, sekcionet i anatomisë, kafshët e egra dhe kafshët e rrezikuara, seksioni i literaturës, ndihma e parë, sekcioni i artit, kori i muzikës, gjuhët e huaja si dhe ekipet sportive në të gjitha disiplinat konkurruese.

Përmes zbatimit të aktiviteteve interkulturore (të karakterit jashtëmësimor), shkolla përmirëson cilësinë e mësimdhënies dhe marrëdhëniet ndëretnike. Me mbështetje nga Qendra për dialog Nansen në Shkup (trajnimi i mësimdhënësve për arsimim të integruar dhe ndërkulturor), shkolla zhvillon me sukses aktivitete ndërkulturore dhe ndërton marrëdhënie pozitive në komunitetin më të gjerë përmes arsimit të integruar.

Koncepti për arsim interkulturor në Sh.M.Q.Sh. “Braka Miladinovci”, Shkup zbatohet përmes fushave tematike në vijim:

– Kompetencat e kuadrit mësimor për arsim interkulturor

– Aktivitete jashtëmësimore

– Ambienti (Etosi) në institucionet arsimore

– Marrëdhëniet e institucioneve arsimore me komunitetin më të gjerë.