• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Risitë

Оrigami

Më 11 prill 2018, profesorët Natasha Mladenovska dhe Farouk Jashari realizuan aktivitetin jashtëmësimor në temën “Origami”. Qëllimet e aktivitetit ishin: komunikimi verbal efektiv, inkurajimi i dëgjimit emocional, mendimi kreativ, mësimi bashkëpunues, gatishmëria për punë në grup, si dhe zhvillimi i motorikës së imët.

“Gjatë pjesës kryesore, nxënësit u ndanë në 4 grupe dhe realizuan aktivitetet e mëposhtme: grupi i parë bëri lule origami; grupi i dytë punoi origami-automjet; grupi i tretë punoi shtëpi origami; ndërsa grupi i katërt flutur origami.
Në pjesën përfundimtare të gjithë nxënësit ekspozuan origamin e bërë dhe ndoqën një video të shkurtër, ku u prezamtuan origami në formë të kafshëve të egra të shfaqura në një filmi të animuar”. N. Mladenovska dhe F. Jashari

Dizajnojmë së bashku

Më 8 mars 2018 tandemi Olivera Veliçkovska dhe Bujamin Memedi realizuan aktivitetin e integruar jashtëmësimor me studentët. Qëllimet e aktivitetit ishin: promovimi i komunikimit verbal efektiv, dëgjimi efektiv, të menduarit kreativ, mësimi bashkëpunues dhe gatishmëria për punë në grup. Përmes aktiviteteve kreative, nxënësit mësuan më shumë rreth procesit të dizajnimit dhe diskutuan për rëndësinë e logove.

Riciklimi kreativ

7 Mars 2018- Aktivitetet e integruara jashtëmësimore të cilat zbatohen sipas modelit Nansen për arsimim interkulturor, përveç integrimit dhe socializimit të nxënësve, gjithashtu mbështesin potencialin e tyre krijues dhe sigurojnë hapësirë për aktivitete kreative. Gjatë aktivitetit interkulturor, profesorët Natasha Mladenovska dhe Faruk Jashari paraqitën anën argëtuese të riciklimit para nxënësve, gjatë së cilës ata krijuan dizajne të ndryshme të bluzave dhe dekorimeve.

Dizajnojmë

Më 1 mars 2018 mësueset Natasha Mladenovska dhe Faruk Jashari realizuan aktivitetin e integruar jashtëmësimor me studentët. Përmes aktiviteteve kreative, nxënësit mësuan më shumë rreth procesit të dizajnimit dhe diskutuan për rëndësinë e logove. Qëllimet e aktivitetit ishin: promovimi i komunikimit verbal efektiv, dëgjimi efektiv, të menduarit kreativ, mësimi bashkëpunues dhe gatishmëria për punë në grup.

Mësojmë të dizajnojmë

Më 26 shkurt 2018 tandemi Nehat Rexhepi dhe Irena Stevanoska realizuan aktivitetin e integruar jashtëmësimor me studentët. Qëllimet e aktivitetit ishin: promovimi i komunikimit verbal efektiv, dëgjimi efektiv, të menduarit kreativ, mësimi bashkëpunues dhe gatishmëria për punë në grup. Produktet përfundimtare të aktivitetit ishin dizajnë unike për ftesa të dasmave dhe llogo.

Riciklojmë

Në 14 shkurt, 2018 ekipi përbërë nga drejtoresha e shkollës Emilija Angelova dhe prof. Ornela Xhaferi dhe Ljupka Gajdoska realizuan aktivitetin interkulturor në temën “Riciklimi”. Gjatë aktivitetit, nxënësit e shprehnin kreativitetin e tyre me anë të punimeve nga materialet e ricikluara.

Mësojmë për të drejtat e njeriut

Në 7 shkurt, 2018 ekipi përbërë nga drejtoresha e shkollës Emilija Angelova dhe profesorët Ornela Xhaferi dhe Ljupka Gajdoska realizuan aktivitetin interkulturor në temën “Të drejtat e njeriut”. Qëllimet e aktivitetit ishin:

Riciklojmë dhe dizajnojmë

Në 13 shkurt, 2018 profesorët Klaudija Guxhevska dhe Visar Sopaj realizuan aktivitetin interkulturor në temën “Riciklimi”. Qëllimet e aktivitetit ishin: thellimi i njohurive të nxënësve për mbrojtjen e mjedisit; edukimi i nxënësve për mënyrën dhe përfitimet nga riciklimi; nxitja e potencialit krijues të nxënësve; zhvillimi i bashkëpunimit reciprok dhe respektit për të tjerët.
Gjatë aktivitetit, nxënësit e shprehnin kreativitetin e tyre me anë të punimeve nga materialet e ricikluara.

Mësojmë për të drejtat

Më 5 shkurt, 2018, profesorët Irena Stevanoska dhe Nehat Rexhepi realizuan aktivitetin interkulturor gjatë të cilin nxënësit me anë të aktiviteteve të ndryshme mësuan më tepër për të drejtat njerëzore. Gjatë aktivitetit, nxënësit morën pjesë në aktivitete për të mësuar për të drejtat e gruas, tregonin historinë e prejardhjes së emrave të tyre, dhe bënin aktivitete zbavitëse siç ishte zbulimi i shokëve/shoqeve në bazë të nënshkrimit.

Understanding human rights

Më 9 shkurt 2018 profesorët Natasha Mladenovska dhe Faruk Jashari realizuan aktivitetin interkulturor me nxënësit me temën “Të drejtat e njeriut”. Qëllimet e aktivitetit ishin: të kuptuarit e rëndësisë së konceptit të të drejtave të njeriut; inkurajimi i respektit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut; inkurajimi i nxënësve të diskutojnë për të drejtat dhe detyrimet e ndryshme; promovimi i respektit për mendimet e ndryshme; të mësuarit bashkëpunues.