• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Risitë

Оrigami

Më 11 prill 2018, profesorët Natasha Mladenovska dhe Farouk Jashari realizuan aktivitetin jashtëmësimor në temën “Origami”. Qëllimet e aktivitetit ishin: komunikimi verbal efektiv, inkurajimi i dëgjimit emocional, mendimi kreativ, mësimi bashkëpunues, gatishmëria për punë në grup, si dhe zhvillimi i motorikës së imët.

“Gjatë pjesës kryesore, nxënësit u ndanë në 4 grupe dhe realizuan aktivitetet e mëposhtme: grupi i parë bëri lule origami; grupi i dytë punoi origami-automjet; grupi i tretë punoi shtëpi origami; ndërsa grupi i katërt flutur origami.
Në pjesën përfundimtare të gjithë nxënësit ekspozuan origamin e bërë dhe ndoqën një video të shkurtër, ku u prezamtuan origami në formë të kafshëve të egra të shfaqura në një filmi të animuar”. N. Mladenovska dhe F. Jashari