• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Risitë

Dizajnojmë së bashku

Më 8 mars 2018 tandemi Olivera Veliçkovska dhe Bujamin Memedi realizuan aktivitetin e integruar jashtëmësimor me studentët. Qëllimet e aktivitetit ishin: promovimi i komunikimit verbal efektiv, dëgjimi efektiv, të menduarit kreativ, mësimi bashkëpunues dhe gatishmëria për punë në grup. Përmes aktiviteteve kreative, nxënësit mësuan më shumë rreth procesit të dizajnimit dhe diskutuan për rëndësinë e logove.