• en
  • mk
  • sq
  • en
  • mk
  • sq

Risitë

Aktivitete hyrëse ndërkulturore

Më 28 nëntor dhe 5 dhjetor 2017, tandem i profesorëve Klaudija Guxhovska dhe Visar Sopaj realizoi aktivitetet e para hyrëse jashtëmësimore sipas modelit Nansen për arsimim ndërkulturor me nxënësit e vitit të parë të përfshirë në projekt. Qëllimi i aktivitetit ishte njohja e ndërsjellë e nxënësve dhe të krijimi i një ambienti pozitiv brenda klasës. Kjo u arrit përmes aktiviteteve të ndryshme zbavitëse dhe lojërave të realizuara nga mësimdhënësit duke përdorur bashkëpunimin në tandem dhe qasjen dygjuhësore.